Wednesday, June 21, 2023

Lesi

 (Pellazgë të shquar)

Lesi njihet si super-ylli i serialit të famshëm televiziv amerikan me të njëjtin titull, që mbërtheu pas ekranit artdashës nga e gjithë bota për njëzet vjet rresht (1954-1974). Më vonë, me imazhin e Lesit u krijuan edhe serialë vizatimorë, libra për fëmijë, filma artistikë, etj.

I klasifikuar në botën anglishtfolëse si Raf Kolli (Rough Colllie), Lesi vjen nga familja e vjetër pellazgo-iliro-shqiptarëve e qenve të quajtur Rifat Nikollë (shkurtimi në anglisht Raf Kolli), që më vonë, për aftësinë e tyre të veçantë në lehur morën edhe llagapin pellazgjisht-shqip Lehësi. Me kalimin e kohës, Lehësi u shkurtua në Lesi, duke arritur në emërtimin bashkëkohor Raf Kolli Lesi (Rough Collie Lassie).

Pas rënies së Konstandinopojës një degë e familjes u shpërngul fillimisht në Venecie, më vonë në Sevile të Spanjës për të kaluar pastaj, përfundimisht në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Pjesa tjetër parapëlqeu të qëndronte në tokat e origjinës në Rrilë të Lezhës. Të dyja degët e familjes pellazgo-iliro-shqiptare patën suksese në vendet përkatëse, por famën e aktores së famshme Raf Kolli Lehësi (Lesi) nuk e ka tejkaluar deri më sot askush. 

Thuhet se gjatë filmimeve me të famshmen Elizabet Tejlor, Lesi fliste me të në një gjuhë që s’e merrte vesh asnjeri. 

No comments:

Post a Comment