(Pellazgë të shquar)
Lesi njihet si super-ylli i serialit të famshëm televiziv amerikan me të njëjtin titull, që mbërtheu pas ekranit artdashës nga e gjithë bota për njëzet vjet rresht (1954-1974). Më vonë, me imazhin e Lesit u krijuan edhe serialë vizatimorë, libra për fëmijë, filma artistikë, etj.
I klasifikuar në
botën anglishtfolëse si Raf Kolli (Rough Colllie), Lesi vjen nga familja e
vjetër pellazgo-iliro-shqiptarëve e qenve të quajtur Rifat Nikollë (shkurtimi
në anglisht Raf Kolli), që më vonë, për aftësinë e tyre të veçantë në lehur
morën edhe llagapin pellazgjisht-shqip Lehësi. Me kalimin e kohës, Lehësi u
shkurtua në Lesi, duke arritur në emërtimin bashkëkohor Raf Kolli Lesi (Rough
Collie Lassie).
Pas rënies së
Konstandinopojës një degë e familjes u shpërngul fillimisht në Venecie, më vonë
në Sevile të Spanjës për të kaluar pastaj, përfundimisht në Kaliforni të
Shteteve të Bashkuara. Pjesa tjetër parapëlqeu të qëndronte në tokat e
origjinës në Rrilë të Lezhës. Të dyja degët e familjes pellazgo-iliro-shqiptare
patën suksese në vendet përkatëse, por famën e aktores së famshme Raf Kolli
Lehësi (Lesi) nuk e ka tejkaluar deri më sot askush.
Thuhet se gjatë
filmimeve me të famshmen Elizabet Tejlor, Lesi fliste me të në një gjuhë që s’e
merrte vesh asnjeri.